
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10, kësaj here duke trajtuar tema të ndryshme nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë.
Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Ramiz Krasniqi, Lulzim Abazi, Jeton Gashi, Liridon Ahmeti dhe Sami Boroci.
Jeton Gashi, president i Ulpianës, foli për rastin ndaj Ferizajt, si dhe ndeshjen e këtij vikendi ndaj Vjosës.
Ndaj Ferizajt, Ulpiana fitoi me rezultatin 2-3, mirëpo nuk e gëzoi shumë, pasi e humbi në tavolinë pas një gabimi administrativ.
“Na kanë marrë pikët me zor, në fushë kemi fituar, gjersa për këto pikë nuk do të ndalemi dhe do të luftojmë deri në fund për këto pikë të humbura, pasi jemi të dëmtuar” – tha ai.
Ai tutje krahasoi rastin e tij me një më herët, që përfshin Opojën.
“Në rastin identik të Opojës, për mungesë të vulës, atyre nuk ia kishin marrë pikët, mirëpo neve po, pse po ndodh kjo, nuk mund ta di, por mendoj se është bërë me tendenca” – shtoi ai.