
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Familjarët, kanë kundërshtuar zyrtarët policor gjatë arrestimit të personit të dyshuar duke hyrë së bashku me të arrestuarin në veturën e policisë.
“Jo nuk e lejojë djalin me ma marrë”, dëgjohet duke thënë nëna e të arrestuarit.
Gazeta10 ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes nga PK-ja për këtë rast./Gazeta10