
Disa persona janë mbledhur për të protestuar tek Ura e Ibrit, pavarësisht thirrjeve të institucioneve të Kosovës për të mos e bërë këtë.
Thirrja është bërë përmes rrjeteve sociale dhe Policia e Kosovës ka deklaruar se e njëjta po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta.
Protesta ka nisur në orën 12:00, ndërsa Policia e Kosovës e ka bllokuar kalimin matanë Urës së Ibrit, që e ndan Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës.