Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jo vetëm në Arabi, Ermal Krasniqi po kërkohet me ngulm edhe në Korenë e Jugut

Gazeta10
14 July 2023 - 10:53

Sulmuesi Ermal Krasniqi mund ta vazhdojë karrierën edhe në Korenë e Jugut, ku do të ribashkohej me trajnerin Dan Petrescu.

Petrescu që u shkarkua nga CFR Cluj pasi dështoi ta fitonte titullin kampion, është i interesuar për një ribashkim me 24-vjeçarin te klubi i ri, Joenbuk.

Presidenti i Clujit Ioan Varga e ka pranuar se klubi nga Korea e Jugut ka interesim për Krasniqin shkaku i trajnerit Petrescu, që mori edhe Nana Boateng nga Cluji ditë më parë.

“E kam thënë më parë, për çmimin e duhur secili lojtar mund të transferohet. Krasniqi është një futbollist që Dan e vlerëson shumë. Bisedova më të dhe më tha se nëse ndonjë nga lojtarët lëndohet është duke menduar ta zëvendësojë me Krasniqin. Nuk është diçka e kryer, diçka që mund të ndodh nesër ose pasnesër, por mund të realizohet nëse oferta i përshtatet të gjithëve”.

Mirëpo, kosovari nuk është duke u kërkuar vetëm në Korenë e Jugut, pasi është në listën e klubit arab Al-Riyadh.

“Prosport” ditë më parë raportoi se Krasniqi mund të garojë kundër Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas, pasi klubi arab është i gatshëm të shpenzojë 5 milionë euro për shërbimet e tij.

Problemi kryesor pse një marrëveshje s’është arritur thuhet se është mënyra e pagës pasi arabët duan ta bëjnë më këste, derisa Cluj as nuk do të dëgjojë nga kjo mundësi.

Gjatë edicionit të kaluar, Ermal Krasniqi arriti të shënojë 16 gola e të dhurojë 6 asistime në të gjitha garat me Ballkanin e Clujin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.