
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.
“Po. Nuk i di ende detajet, por do të marrë pjesë”, ka thënë Biden për mediet ndërkombëtare, transmeton Gazeta10.
Më tej, ai ka treguar që ende nuk ka biseduar me Mbretin Charles III, për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës./Gazeta10