
Mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba me shumë gjasë karrierën do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Inter Miami.
Alba në edicionin e kaluar i dha lamtumirën skuadrës së Barcelonës pas një dekade të kaluar te ekipi katalunas.
Për Alban kishte interesim nga disa skuadra të njohura evropiane dhe nga Arabia, por përfundimisht ai ka vendosur që ta kalojë në Major League Soccer.
Me transferimin në Miami, 34-vjeçari do të bashkohet me dy ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin.
Në edicionin e tij të fundit me Barcelonën, Alba zhvilloi 30 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave shënoi dy gola dhe kontriboi me gjashtë asistime.
Mbrojtësi i krahut të majtë kishte pasur një karrierë mjaft të suksesshme te ekipi katalan, ku arriti të fitoi plot 18 trofe.