Agjenti portugez i futbollit, Jorge Mendes, foli për të ardhmen e klientëve të tij, Joao Felix dhe Joao Cancelo, në Barcelonë, në Globe Soccer Awards.
Blaugranët duket se janë të gatshëm të përpiqen të nënshkruajnë përgjithmonë me Felix dhe Cancelo pasi mahnitën me paraqitjet e tyre këtë sezon.
Të dy nuk do të jenë të lirë, që do të thotë se Joan Laporta duhet të gjejë një mënyrë për t’i ri-nënshkruar pa i shkaktuar dëme financiare klubit.
Megjithatë, agjenti i tyre, portugezi Mendes ka thënë se Barcelona do t’i nënshkruaj të dy gjatë verës, kur huazimet e tyre të përfundojnë.
“Barcelona dëshiron të mbajë Joao Flixin dhe Joao Cancelon përtej këtij sezoni, ata duan t’i bëjnë marrëveshjet të përhershme”.
“Kritika për Joao Felix? Paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira deri më tani”, ka thënë Mendes.
Ndryshe, Felix ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 26 paraqitje për Barçën këtë sezon, ndërsa Cancelo ka kontribuar me pesë gola në 22 ndeshje gjithashtu.