Gazeta10

Joseph me kritika ndaj SHBA-së dhe BE-së: Po i bëni presion Kosovës dhe “përkëdhelni” Serbinë

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesorin Edward P. Joseph, sërish ka hedhur kritika ndaj SHBA-së dhe BE-së, për presion të vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe “ledhatim” të Serbisë

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Twitter, Joseph tha se marrëveshja e Ohrit parasheh marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, ndërsa Vuçiq feston ç’njohjen e Kosovës nga shteti i Surinamit.

Kjo thekson ai nuk do duhej të ndodhte, dhe perëndimi duhet ta shikonte këtë gjë.

“Duke lëvizur nga Lindja e Mesme në hemisferën Perëndimore, Vuçiq feston vendimin e Suriname për të ç’njohur Kosovën , e cila konfirmon miqësinë me Serbinë. Por Serbia do duhej të përkushtohej për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, sipas Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

Joseph theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë disa pyetje Serbisë.

“Çfarë lidhje ka izolimi i Kosovës me të drejtat e serbëve të Kosovës”?

“Po ashtu, pyetje që diplomatët amerikanë duhet t’i bëjnë vetes: A është miqësia e Serbisë me Iranin, baza për një partneritet më të mirë të Shteteve të Bashkuara me shtetin serb”?

“SHBA/BE, kuptohet, i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës Kurti për de-përshkallëzimin dhe zbatimin e ‘Asociacionit’ siç është rënë dakord në Ohër. Ndërkohë, presidenti serb, Vuçiq dhunon frymën e Ohrit duke intensifikuar fushatën e dëmshme të izolimit me Iranin që mbështet Putinin”, tha profesori amerikan.

Këtë të fundit Joseph, e ndërlidh me deklarimet e fundit të presidentit Iranian, Ebrahim Raisi, i cili tha se Irani do të mbështes respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Raisi po ashtu deklaroi se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Iranit për të gjitha çështjet e rëndësishme, përfshirë mosnjohjen e Kosovës.

“Teherani nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket Kosovës”, ka thënë presidenti Iranian.

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë