Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Joseph në drekë lamtumirë me Escobarin: Largimi i tij dhe i Lajçak lë boshllëk në Ballkan në një kohë të pasigurt

Gazeta10
21 Maj 2024 - 12:30

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Joseph shkroi se pati një “drekë lamtumire” me Escobarin.

“Largimi i tij, së bashku me Miroslav Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan në një kohë të pasigurt”, shkroi Joseph.

Escobar nuk do të jetë më i dërguar nga SHBA-ja për Ballkanin Perëndimor. Ai do të lëvizë në një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan.

Lajçak në fund të gushtit e përfundon mandatin e tij si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për t’u bërë më pasë ambasador i Brukselit në Zvicër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.