Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jurgen Klopp: Humbja me Napolin zhgënjyese dhe e dhimbshme

Gazeta10
08 September 2022 - 16:15

Duke folur për BT Sport, ai tha për rezultatin dhe performancën: “Vërtetë e vështirë, e vështirë për t’u pranuar, por do të thosha se nuk është aq e vështirë për t’u shpjeguar kur e shihni lojën, fillojë me dy penallti. Para së gjithash Napoli luajti një lojë vërtet të mirë dhe ne nuk e bëmë, ky është shpjegimi i parë për humbjen”.

“Ne u përpoqëm ta rregullonim situatën vetë por nuk ja dolëm. Pra, ishte gjithçka e qartë, por pse ndodhi kjo disfatë e thellë nuk mund t’ju përgjigjem tani. Më jepni pak kohë të mendoj për të. Është një humbje vërtet e vështirë për t’u pranuar, por duhet ta përballoj”, tha mes tjerash Jurgen Klopp.

Tekniku Gjerman nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë këtë sezon pasi që edhe në Premierligë starti është shumë i dobt dhe kjo me Napolin më shumë duket si një vazhdimësi e saj. Në mediat në Angli tashme kanë filluar parashikimet fillestare për shkarkimin e Klopp nga stoli i Liverpool. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.