Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Juristi Hasanpapaj: Vendimi i Qeverisë krijoi tensione të panevojshme, detyroi gjykatat të mbyllen

Gazeta10
23 November 2022 - 20:49

Në emisionin “Politiko” juristi Bardhyl Hasanpapaj ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta10.

Juristi Hasanpapaj ka thënë se nuk ishte nevoja për një vendim të tillë i cili vetëm se krijo tensione dhe detyroi gjykatat të mbyllen.

“Nuk kishim nevojë për një vendim të tillë, nuk i duhej askujt dhe nuk është se rregulloj diçka me këtë vendim, përkundrazi krijoj një tension të pa nevojshëm. Krijoi një situatë e cila do të jetë problematike nga aspekti ligjor e kushtetuese dhe tani do të shohim një debat gjithë institucional. Nuk është e këndshme që Këshilli Gjyqësor të dal me një vendim për të mbyllur gjykatat, sepse sot ata e dhanë këtë vendim. Pasi që ato që janë shërbimet esenciale për paraburgim, këtë punë e bëjnë avokatët. Pra praktikisht janë mbyllur gjykatat. Kjo është kundër kushtetuese sepse një vendim i Gjykatës Kushtetuese më herët kishte përcaktuar që nuk duhet të preken pagat e gjyqësorit.”, ka thënë juristi Hasanpapaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.