Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jusuf Thaçi thotë e fton qeverinë t’i rris pagat, ndëshkimi i grevistëve s’është i drejtë

Gazeta10
25 August 2022 - 15:53

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë se qeveria duhet t’i ngris pagat në sektorin publik dhe se ndëshkimi i grevistëve nuk është i drejtë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se meqë kostoja e jetes është rritur atëherë edhe pagat në sektorin publik duhet të rriten.

Thaçi ka thënë se qeveria duhet të gjejë gjuhë të përbashkët me sindikatat për të gjetur kompensim shtesë për punëtorët publik.

Tutje, ai ka thënë se në këtë kontekst kërcënimi me ndëshkim nuk është as zgjidhje dhe as veprim i drejtë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kosto e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm kohëve të fundit.

Prandaj Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’i rrisë pagat në sektorin publik së paku deri në nivelin sa rritja e pagës ta reflektojë rritjen e kostos së jetesës. Derisa kjo rritje e pagave të bëhet me ligjin përkatës që është në procedurë e sipër, Qeveria duhet të gjej gjuhë të përbashkët me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik për të siguruar kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik.

Në rrethanat aktuale, kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as nuk është zgjidhje”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.