Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventus kompleton transferimin e Filip Kostic

Gazeta10
11 Gusht 2022 - 18:09

Filip Kostic është futbollisti më i ri i Juventusit, raporton Gazeta10.

Kostic ka kaluar me suksese testet mjekësore dhe më pas pritet të  nënshkruajë kontratë me Juventusin, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

Për shërbimet e Kostic, Juventusi ka shpenzuar rreth 15 milionë euro.

29-vjeçari kishte kaluar një periudhë katërvjeçare me Eintracht Frankfurtin, ku në sezonin e kaluar arriti të fitoj edhe Europaligën. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.