Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi e nis me fitore sezonin e ri në kampionatin italian

Gazeta10
15 Gusht 2022 - 22:43

Juventusi e ka nisur edicionin e ri në Serie A me fitore bindëse, shkruan Gazeta10.

“Zonja e Vjetër” mposhti në shtëpi Sassuolon me rezultat 3-0.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Angel Di Maria i cili shënoi golin e parë me fanellën e Juventusit.

Dusan Vlahovic e dyfishoi epërsinë e “Biankonerëve” në minutën e 43-të, nga penalltia.

Për golin e fundit në këtë ndeshje u përkujdes sërish sulmuesi serb, që shënoi pak minuta pasi filloi pjesa e dytë e takimit.

Ndeshjen e ardhshme në elitën e futbollit italian, Juventusi e luan kundër Sampdorias. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.