Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi interesohet për mbrojtësin Mangala

Gazeta10
12 January 2024 - 13:50

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv të Nottingham Forestit, belgun Orel Mangala shkruan “Sky Sports” të premten.

Mësohet se Juventusi po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të këtij muaji, pasi 25-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për t’u zhvendosur në Itali.

Mangala ka 18 paraqitje në Premier League dhe një gol të shënuar, ndërsa Nottinghamit iu bashkua në verën e vitit 2022 nga Stuttgarti.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro. Mangala ka edhe 12 paraqitje me Belgjikën, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Hamburgu e Stuttgarti në Gjermani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.