
Alejandro Grimaldo është njëri nga opsionet kryesore për të përforcuar fazën defanzive të Juventusit.
‘Zonja e Vjetër’ synon transferimin e mbrojtësit spanjoll me parametra zero, pasi kontrata e tij me Benficën skadon në qershor të këtij viti.
27-vjeçari nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Benficën për rinovimin e kontratës, dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në futbollin portugez.
Mbrojtësi i krahut të majtë është prodhim i akademisë së Barcelonës, ndërsa është pjesë e Benficës që nga viti 2016.