
Në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, analisti Faton Topalli ka thënë se ka shumë keqkuptime dhe paragjykime për mërgimtarët. Ai ka thënë se për dallim nga vitet e mëhershme ku diaspora ishte e pa shkolluar dhe punonte në ndërtimtari sot pjesa e madhe e tyre është shkolluar dhe sot kemi mjekë, arkitektë, ndermarrës të suksesshëm.
Ai tha se ka një pjesë të mërgimtarëve që nuk e dijnë gjuhën dhe prandaj ka keqkuptime.
“Mërgata asnjëherë nuk ka qenë më e shkolluar dhe më përparuar, ata janë motori i zhvilimit ekonomik në Kosovë”, tha Topalli. /Gazeta10/