“Fat i mirë për Kosovën” u quajt zgjedhje e Kaja Kallash si shefe e re të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, nga komentatori politik, Halil Matoshi.
Matoshi në studion e “Politiko”, mes tjerash tha se ajo do luaj edhe me letrën e marrëveshjes Kosovë – Serbi.
“Zgjedhja e Kallash në krye të politikës se jashtme evropiane pa dyshim është fat mirë për Kosovën. Sepse jo vetëm që është një njohëse e shkëlqyeshme e Ballkanit, por mbi te gjitha njeh hegjomoninë ruse. E njeh shumë mirë sepse qysh nëna e Kallash me foshnjen e saj, ka ik nga Bashkimi Sovjetik, është përzënë. Unë e shoh që Kallas ka me lujt me letrën e marrëveshjes sepse tani për tani nuk kemi diçka më konkrete”, deklaroi ai. /Gazeta10/