Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ka me të vra”, kërcënohet Drejtori i AVONET nga Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol

Gazeta10
27 April 2024 - 15:42

Kenan Gashin, Drejtor Ekzekutiv të AVONET, është kërcënuar nga Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol.

Kërcënimi ka ndodhur në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt në mesnatë.

Lidhur me këtë ka reaguar Rrjeti i OJQ-ve AVONET duke u shprehur të shqetësuar.

“Në rastin AVONET kundër Komunës së Ferizajt. Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol shpk, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt në mesnatë, ka kërcënuar dhe kanosur rëndë Kenan Gashin, Drejtorin Ekzekutiv të AVONET, duke dyshuar se veprimet e tij vijnë nga frustrimi për shkak të çështjeve që janë në gjykatë. Institucionet ligjzbatuese dhe të drejtësisë duhet të trajtojnë këtë veprim penalisht me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që shoqëria civile të mund të ushtrojë detyrat dhe funksionet e saj paçënueshëm”, thuhet nënjoftim.

Teksa bëhet e ditur se Gashi është kërcënuar me këto shprehje: Ka me t’vra ka me të mbyt, ka me ta shkatërruar familjen.

Rasti është dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.