Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ka nisur takimi Kurti-Vuçiq, palët shmangin kamerat

Gazeta10
18 Gusht 2022 - 10:51

Sapo kanë arritur delegacionet e Kosovës dhe Serbisë e ku ka filluar takimi i ndërmjetësuar nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçcak, raporton Gazeta10.

“Palët kanë gjetur një rrugë alternative për t’i shmangur kamerat”, ka thënë Rexha.

Pritet të diskutohet Asociacioni si dhe gjetja e një zgjidhjeje për uljen e tensioneve.

Ekipi i Kanal10 është duke raportuar live nga Brukseli.

Kujtojmë se ky takim po mbahet në Bruksel pas një periudhe të tensioneve dhe destabilitetit në veriun e Kosovës ku grupet serbe në veri kishin bllokuar rrugët si shenjë kundërshtimi ndaj paralajmërimit për vendosjen e masave të reciprocitetit në dokumente të kalimit dhe në targa. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.