Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ka një hirdhërim të ShBA-së me Kurtin” – Çollaku: Kryeministri do të tërhiqet

Gazeta10
07 June 2023 - 20:44

Reflektim mbi çështjen e veriut apo gjetja e një modaliteti për të dalë nga kjo situatë, janë dy rrugët e vetme të kryeministrit Albin Kurti, sipas komentatorit politik, Adrian Çollaku.

Sipas tij, tërheqja e Kurtit nga kjo çështje do të ndodhë sikurse kishte ndodhur edhe në situata tjera me vendin, siç është vendimi për targat e automjeteve.

“Të mos insistojë për ta dërguar policinë në veri, dhe të shpreh vullnet për Asociacionin”, tha Çollaku.

 “Kurti do të tërhiqet, sikurse është tërheq nga çështja e tagave, dhe në shumë çështje tjera. Nënkupton që fillimisht s’do të insistoj që me çdo kusht ta vendos policinë e Kosovës nëpër objekte të veriut. E dyta, do të shpreh vullnet për Asociacionin. Gjithçka lidhet me atë pikë Kurti e askush në institucionet s’do të hyjë në ëprballje me SHBA-në e BE-në.”, deklaroi Çollaku në Politiko.

Ndërsa për përplasjet e Kurtit me emisarët euro-amerikanë, sipas Çollakut ka një hirdhërim të SHBA-ve në raport me sjelljet e Kurtit.  

“Ultimatum ka pranuar, edhe Kurti e di këtë fakt. Ai thotë se ne jemi gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Për këtë mendoj, që Kurti e ka një lloj taktike që po e përdorë, mirëpo ndoshta i ka tejkaluar kornizave, ndoshta s’janë lënduar raortet me SHBA-në, mirëpo ka një hirdhërim të SHBA-së në raport me sjelljet e Kurtit.”, tha tutje Çollaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.