Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ka shpërthyer vullkani më i madh aktiv në botë

Gazeta10
28 November 2022 - 12:55

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi sot se vullkani Mauna Loa në Havai, vullkani më i madh aktiv në botë, shpërtheu mbrëmë.

Në njoftimin për shtyp saktësohet se të dielën në mbrëmje ka nisur shpërthimi në kalderë, zgjerimi i kraterit të krijuar në majë të vullkanit.

“Në këtë kohë, rrjedhat e llavës janë të kufizuara në zonën poshtë majës së vullkanit dhe nuk kërcënojnë vendbanimet në bazë”, thuhet në deklaratë.

Shërbimi Gjeologjik i Havait njoftoi se helikopterët do të fluturojnë mbi zonën më të gjerë të shpërthimit për të analizuar shpërthimin dhe sasinë e tymit dhe hirit të lëshuar./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.