
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj ka debatuar me analistin politik, Blerim Gashin lidhur me proceset e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.
Kabashi-Ramaj ka thënë se të gjitha proceset e rëndësishme shtetërore janë kryer nga PDK-ja dhe sidomos në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Nuk kem nevojë me ba shkëputje prej të kalumes se s’kem asgja mu turpru. Kosova është çliru nga djem e vajza të guximshme”, ka thënë ajo.
Ndaj një opioni të tillë ka reaguar Gashi.
“Çka ka lidhje tash me PDK-në kjo? PDK so pronare e UÇK-së. Është edhe LDK, AAK-ja dhe populli i Kosovës”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/