Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kadrijaj: AAK-ja qeverisi më së paku me vendin, s’mund të fajësohemi

Gazeta10
11 May 2023 - 0:55

Nga të gjitha subjektet politike në vend që dikur kishin qeverisur me vendin, herë duke e kryer të plotë mandatin e shpesh duke mos e çuar deri në fund atë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është partia që më së paku ka drejtuar qeverinë.

Madje, edhe më pak se partia e tanishme në pushtet, Vetëvedosje, shkruan Gazeta10.

Vlerësoi kështu në Prime Time deputetja nga kjo parti Time Kadrijaj duke shtuar se s’mund ta akuzojnë AAK-në për keqqeverisje.  

“Prej krejt katër partive parlamentare, shqiptare ne më së paku kemi qenë më pushtet. Edhe më pak se VV-ja. Kështu që, ne mundemi me u akuzuar më pak se partitë tjera. Na ka kalu VV-ja. Më nuk munden me u thirr në atë pafajësinë e tyre politike. E kanë humbur pafajësinë.”, tha Kadrijaj./Gazeta10  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.