Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadrijaj në takim me bashkatdhetarë në Treviso të Italisë: Diaspora e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 9 shkurtit

Gazeta10
02 November 2024 - 16:34

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka njoftuar për një takim me bashkëatdhetarë në Treviso të Italisë.

Ajo shkroi në një postim në Facebook se “diaspora po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit”.

“Altin Berisha, një djalë i ri e ka marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Aleancës në këtë qytet. Gjatë bashkëbisedimit fokusi i tyre ishte prespektiva e Kosovës, prespektiva europiane dhe të gjitha qështjet tjera në interes të Kosovës dhe popullin e Kosovës. Diaspora po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Na priftë e mbara AAK!”, shkroi Kadrijaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.