
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se është e befasuar nga takimi i kryeministrit Albin Kurtit dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kadrijaj në emisionin “raport” me Naim Sadikun në Kanal10, ka thënë se VV-ja dikur i quajti krerët e UÇK-së ‘kriminelë’, ndërkaq tani koordinohen për zgjedhjet e radhës.
“Për neve ka qenë befasi, e kishim një qëllim që të shpërbehet Kuvendi, ku më pas dolën me një qëndrim ku edhe Memli Krasniqi bën kërkesë që të votohet pro shpërbërjes së Kuvendit gjë që më ka befasuar.
Ajo tutje ka thënë se kjo Qeveri nuk ka pas performancë të mirë që sipas saj, ka pas përkeqësim në të gjithë sektorët në vend. /GAZETA10/