Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kajari i dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralmajorit Angelo Michele Ristuccia

Gazeta10
10 October 2022 - 10:48

Në kampin e KFOR-it në Prishtinë ka nisur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia, raporton Gazeta10.

Në këtë ceremoni po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të pranishëm aktualisht në hapësirat ku po mbahet ceremonia janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla, ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.