
Këngëtari Yll Limani është padyshim një prej këngëtarëve që ka krijuar bashkëpunime me disa nga këngëtarët e njohur në estradën shqiptare.
Pas bashkëpunimit me reperin Noizy, ai përsëri po vjen me një bashkëpunim të ri, kësaj radhe këngëtari ka bashkuar forcat me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.
“Kaje ” titullohet kënga e cila pritet të publikohet së shpejti.
Ylli Limani ka ndarë një fotografi në rrjetin social Instagram.
“Kaje se shpejti…”, ka shkruar Yll Limani në mbishkrimin e postimit.
