Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kamberi: Memorandumi i sotëm, realizimi i përkujdesjes së Kosovës ndaj Luginës

Gazeta10
28 October 2022 - 23:31

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Kamberi tha se nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës së Preshevës, transmeton Gazeta10.

“Nënshkrimi i Memorandum bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar tek faktori kombëtar. Përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Bashkë me Kosovën”, tha ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.