Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kampionati rus “do të përfaqësohet” në Euro 2024 me gjysmën e lojtarëve nga Shqipëria

Gazeta10
29 May 2024 - 15:50

Futbolli rus ka mbetur i izoluar që kur ky vend e nisi pushtimin e Ukrainës më shumë se dy vjet më parë.

Federata Ruse e Futbollit u përjashtua nga UEFA dhe nga FIFA, ndërsa garat i mban vetëm në territorin e saj.

Por, kohëve të fundit lojtarë të huaj kanë nisur të përfundojnë në kampionatin rus, ndonëse kur kishte nisur lufta me Ukrainën, thuajse të gjithë të huajt ishin larguar.

E në Rusi po luajnë edhe futbollistë nga Kosova dhe nga Shqipëria.

Aktualisht, atje luajnë dy futbollistë të Kombëtares shqiptare, që i bie se gjysma e lojtarëve të kampionatit rus në Euro 2024 do të jenë pikërisht nga ekipi i Kuqezinjve.

Kjo pasi kampionati rus do të jetë i përfaqësuar nga vetëm katër lojtarë në Kampionat Evropian, njoftojnë mediat ruse.

Mirlind Daku luan në Rubin Kazan dhe Mario Mitaj në Lokomotivën e Moskës,

Kurse, dy lojtarët tjerë që luajnë në Rusi e që do të luajnë në Euro 2024 janë, Vanja Drkustic, i cili është pjesë e ekipit Sochi dhe u ftua nga Sllovenia dhe Srgan Babic, i cili luan tek Spartak Mosca e është thirrur nga Serbia.

Kampionati Evropian do të nisë më 14 qershor dhe do të mbyllet më 14 korrik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.