
Nacionalistët serbë janë duke protestuar në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi përkatësisht në Rashkë.
Aty po qëndron edhe ekipi i Kanal 10 me një raportim direkt, ku në pamje shihen edhe protestuesit që kanë arritur të kalojnë grupin e parë të policëve serbë që po kontrollonin turmën me qëllim të kalimit të kufirit ku pati edhe përleshje mes policëve dhe protestueseve.
Njëri nga protestuesit serbë ka deklaruar se nuk dëshirojnë që të përleshen me policët e tyre por dëshirojnë të dërgojnë mesazhin se kanë njerëzit e tyre në anën tjetër të kufirit.
Ekipi i Kanal10 është duke qëndruar tek protesta dhe do të ju informoj në çdo moment.
Kjo protestë ka ardhur vetëm pak ditë pasi që presidenti serb Vuçiq, i dorëzoi kërkesën KFOR-it për kthimin e trupave ushtarake në Kosovë.
Nga ana tjeter KFOR-i ka vendosur rrethoja me gjemba në afërsi të kufirit aty ku edhe janë tubuar nacionalistët serbë.
Ndërsa në pjesën ku janë vendosur barrikadat nga serbët, në fshatin Rudarë po qëndron gazetarja e Kanal 10 Bleona Dallaveraj, e cila ka raportuar se situata është e qetë dhe barrikadat po vazhdojnë të bllokojnë rrugën në ditën e nëntë të tyre./Gazea10