
Gazetari i Kanal10, Xhemajl Rexha, në një lidhje direkte nga Brukseli ka dhënë detaje pas takimit shumë-orësh mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
Rexha ka deklaruar se sipas një burimi të lartë në BE, takimi i sotëm mes Kurtit dhe Vuçiq ka qenë tejet i hapur dhe janë diskutuar të gjitha elementet për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Gazeta 10.
“Sipas burimit, takimi i sotëm, në pjesën e parë ka qenë shumë i hapur në kuptim të bashkëbisedimit në mes të Kurtit dhe Vuçiq, për herë të parë është folur për të gjitha elementet e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Si asnjëherë më parë të dyja palët kanë pasë kohë në dispozicion që të tregojnë se si e shohin marrëveshjen finale”, ka deklaruar ai.
Rexha më tej ka treguar, se po i njëjti burim ka bërë të ditur se Kurti e Vuçiq janë pajtuar të takohen në baza mujore vetëm e vetëm që të çohet përpara ideja e marrëveshjes finale për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, Rexha ka bërë të ditur se presidenti serb gjendet ende në Bruksel, dhe se sipas burimit, ai do të zhvillojë një takim tjetër me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Teksa, Kryeministri i Albin Kurti sipas burimeve të Kanal10, është nisur për t’u kthyer në Kosovë./Gazeta10