
Sonte në Kanal10 nga ora 20:20 do të mund të ndiqini një emision special ku i ftuar do të jetë i dërguari i kancelarit gjerman Olaf Scholz për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazi, raporton Gazeta10.
Ky emision special me studiot në Berlin dhe Prishtinë, do të moderohet nga Xhemajl Rexha dhe Kushtrim Sadiku.
Në panel të diskutimit do të jenë Blerim Canaj, Halil Matoshi, Krenar Shala dhe Adrian Çollaku.
“Pritjet nga Berlini” është tema e këtij emisioni special. Përndryshe, ditëve të fundit është diskutuar në mënyrë intensive një plan franko-gjerman që synon gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Kutojmë se para pak kohe, Kanal10 e ka pasur në një intervistë ekskluzive edhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. / Gazeta10
