Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kandidatët e Vushtrrisë Izmaku, Tahiri, Meholli e Ademi i dalin në mbrojtje Shaban Miftarit pas deklaratës së tij e cila u keqkuptua nga mediat

Gazeta10
29 September 2025 - 21:57

Pas sqarimit të kandidatit të pavarur, Shaban Miftarit i cili ishte bërë viral për të keq, me deklaratën e tij të cilën e kishin nxjerrur nga konteksti shumë media vendase, reaguan të gjithë kandidatët e Vushtrrisë në mbrojtje të Miftarit.

Së pari ndërhyri kandidatja e Nismës, Xhevahire Izmaku e cila i doli në mbrojtje Miftarit duke thënë se ai është një mbrojtës i të drejtave të grave, pasi që është një kujdestar mjaft i mirë dhe ka investuar jashtëzakonisht në vajzat e tij duke i arsimuar, pavarësisht kushteve të vështira.

Fjalën e mori edhe kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri i cili tha se ka pasur gjithë mbështetjen e tij për Miftarin si një veteran i UÇK-së dhe si një person i cili ka bërë shumë për familjen e tij duke i arsimuar fëmijët e tij me gjitha vështirësitë që ka pasur. Ai tha se Miftari është këtu që të jep kontributin dhe idetë e tij të çmuara për zhvillimin e Vushtrrisë, dhe se gjithë ai gjykim publik ka qenë një qasje e gabuar edhe e mediave edhe e njerëzëve tl cilët mezi që presin të ndodhë diçka e t’a bëjnë meme, shkruan Gazeta 10.

Tahiri tha se duhet të punojmë që t’a ndryshojmë këtë kulturë sepse është lehtë të shkruash nga tastatura, por duhet pasur guxim dhe kurajo që të dalësh dhe të flasësh publikisht para qytetarëve për problemet që ata kanë e për t’iu dhënë ide për t’i zgjidhur ato.

Kandidati i VV-së, Sylejman Meholli gjithashtu i doli në mbrojtje Miftarit duke thënë se për shkak të presionit të kohës që na jepet në emisione me kohë të shkrutër, na jep stres dhe kjo i bën që të gabojnë. Por, padyshim se Miftari nuk ka dashur të thotë diçka të tillë siç kanë thënë mediat, por ka qënë një gabim sepse jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë. Është e natyrshme që të gabojmë tha tutje Meholli. Gjithashtu ai kërkoi edhe nga qytetarët që të kenë mirëkuptim në këtë pjesë, pasi që nuk është e lehtë të përbledhësh në pak sekonda gjithë ato shprehje që dëshiron t’i thuash për të treguar se Çka dëshirojmë ne të bëjmë me qytetin tonë gjatë mandatit të ardhshëm, shkruan Gazeta 10.

Edhe kandidati i AAK-së, Mensut Ademi mori fjalën në fund duke thënë se te arsimi e kemi sigurinë digjitale apo keqpërdorimin e rrjeteve soviale. Ai tha se ka detyruar tre institute dhe një asociacion të reagojnë në të gjitha portalet ku e kanë keqpërdorur Miftarin, pasi që ai shumë qartë e tregon atë që dëshiron, por gabimi ka qenë tek prerja e videos e cila edhe e ka nxjerrë nga konteksti gjithë fjalinë që ai ka thënë. Ademi shtoi se të gjithë jemi njerëz dhe se edhe ne mund të gabojmë sepse gabimi pranohet.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.