Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Aliu-Hertica: E kam një mision, kam çfarë të ofroj!

Gazeta10
25 January 2025 - 20:08

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka thënë se i ka hyrë garës elektorale për të bërë ndryshime në gjendjen ekonomike, në të cilën gjendet Kosova.

Aliu-Hertica ka thënë se LDK është partia më bashkëpunuese në Kosovë.

“Përfaqësimi i popullit në nivelin qendror është përgjegjësia më e madhe dhe më e ndershme që mundet me e pas një kandidat”, ka thënë Aliu-Hertica në  “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka theksuar se e ka një mision dhe plane konkrete për t’i ofruar LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës.

“Kyçja ime në politikë ka qenë kulminante. Unë e kam këtë mision sepse kam çfarë të ofroj”, ka thënë Aliu-Hertica. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.