Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kanë ardhur festat për këngëtarin David Dreshaj

Gazeta10
09 December 2024 - 22:03

Edhe për këngëtarin David Dreshaj po kalon një vit me plot hite e punê e angazhime që patjetër mund të quhet për të vit suksesi.

E kur jemi te muaji i fundit apo siç quhet muaj i festave të dhjetorit ai duket sikur i shijon si askush tjetër, i përshtatur me ngjyrat e festave dhe bardhësinë e Krishtlindjeve por edhe ngrohtësinë e familjes.

Davidi në rrjetin e tij social ka publikuar disa foto ku shihet pranë një oxhaku por edhe peme me plot drita por edhe në krah me mbesën e tij. Por mësojmë se dhjetori nuk do të jetë vetëm për të shijuar festat dhe ngrohtësinë familjare pasi ai la edhe shume ftesa dhe angazhime për të kënduar sidomos për Krishtlindje.

Para dy vitesh ai solli një album të të tërë mbushur me tematikë festash për fundvit, këngë të cilat sa herë vijnë dritat dhe dekoret e Krishtlindjeve ja vlen të dëgjohen. Por a ka rezervuar ai ndonjë projekt festiv si dhuratê për fansat duke e lënë nën pemën festive pritet të shihet!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.