
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Gjilan, pasi kanosi nënën dhe vëllain e tij.
Përveç kanosjes, ai kishte ushtruar edhe dhunë psikike ndaj viktimave.
Sipas raportit të policisë, fillimisht me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit, por për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE- Gjilan 18.02.2024 – 13:16. Një i dyshuar mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se u kishte ushtruar dhunë psikike dhe i kishte kanosur nënën dhe vëllain e tij. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimi, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje policore./Gazeta10/