Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kapen tre kosovarë me kanabis në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”

Gazeta10
29 August 2023 - 15:01

Tre kosovarë, dy meshkuj dhe mes tyre edhe një vajzë janë në hetim pasi në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, gjatë kontrollit nga ana e policisë u gjet një sasi e vogël kanabisi.

Në njoftimin e policisë së Shkodrës mësohet se në gjëndje të lirë po hetohen L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç ndërsa u shpall në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç për veprën penale ,“Trafikimi i narkotikëve”.

“Në Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit” njoftoi policia e Shkodrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.