Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapet në Drenas kosovari i kërkuar me urdhërarrest nga Austria

Gazeta10
04 July 2025 - 10:10

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari është kapur mbrëmë në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga autoritetet e Austrisë, nën dyshimet për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për ekstradimin e tij

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.