Gazeta10

Kapet në Shqipëri kosovari i dyshuar për fajde, Policia njofton se është ekstraduar dhe dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kosovari me inicialet E.G, i cili ka qenë në kërkim që nga 15 maji i këtij viti, është kapur sot nga autoritetet e Shqipërisë dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë.

Policia ka thënë se E.G dyshohet për veprat e fajdes dhe shtytjes në vetëvrasje dhe se i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.

Njoftimi i plotë:

Informacion nga Policia e Kosovës

Personi i dyshuar që ndodhej në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje” pas arrestimit nga autoritet shqiptare, ekstradohet dhe dërgohet në mbajtje.

Personi i dyshuar me iniciale (E.G.) nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor, i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë.

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, sot më 11.07.2024, kanë intervistuar personin e dyshuar të apostrofuar më lart me iniciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është derguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë