Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapiti nga Londër flet për shtëpinë milioneshe ku do të vendoset ambasada e Kosovës

Gazeta10
11 Prill 2023 - 18:42

Ambasada e Kosovës në Londër së shpejti do të vendoset në një rezidencë të re të blerë së fundmi në vlerë të 7.412 eurove.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe ambasadori kosovar në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se së shpejti dyert e ambasadës do të jenë të hapura për mërgatën që ka kontrubuar për Kosovës, transmeton Gazeta10.

Objekti i ri i ambasadës së Kosovës tani ndodhet në Hyde Park në Londër, që dikur ishte në pronësi të komedianit Spike Milligan.

Postimi i plotë:

Së shpejti në shtëpinë e re dhe të përhershme të Republikës së Kosovës – në Mbretërinë e Bashkuar. Si gjithnjë, dyert tona do të jenë të hapura për mërgatën e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën. Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej – Urime Kosovë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.