Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kapitull i ri për Kosovën”, Matoshi: Trump do ta mbështesë planin franko-gjerman

Gazeta10
20 January 2025 - 21:04

Gazetari, Halil Matoshi ka komentuar inaugurimin e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Matoshi ka thënë se ardhja e Donald Trump shënon një kapitull të ri, ngaqë siç tha ai, shumë ngjarje dhe konflikte varen nga zgjidhja që do të afrojë ai.

“Është kapitull i ri për SHBA-të. Është kapitull i ri në Lindjen e Mesme. Është kapitull i ri në luftën Rusi-Ukrainë. Ajo që neve na intereson, është kapitull i ri për Kosovën”, ka thënë Matoshi.

Matoshi është shprehur i bindur se presidenti amerikan do të mbështesë planin franko-gjerman.

“Mas marrëveshjes paqësore për armëpushim në Lindjen e Mesme, rendin e ka Ukraina. Për dy-tre muaj rendi i vjen Kosovës. Unë e shoh që kanë me mbështet planin franko-gjerman”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti i sapobetuar i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do ta vendosë Amerikën në vend të parë.

Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.