Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kapja e bordeve nga pushteti, Kadrijaj: Ne e kapëm 50%, VV-ja qind për qind

Gazeta10
11 May 2023 - 0:09

Emërimin e udhëheqëseve të institucioneve dhe emërimin e bordeve nëpër institucione, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e ka parë si një kapje të institucioneve publike nga pushteti.

Kadrijaj iu është kundërpërgjigjur numrit dy të Qeverisë Kurti, Besnik Bislimit për deklaratën e sotme, duke i thënë se nëse “ne kemi ndarë udhëheqësit e institucioneve 50% – 50%, ju e keni kapur shtetin 100%”.

Ushtruesit e detyrës po kalojnë periudhë tranzitore, derisa pushteti të gjejnë një person të afërt me politikat e VV-së. Sot zëvendëskryeministri tha atëherë qeveritë e më hershme i kanë nda udhëheqësit e bordeve  50% – 50%, thash nëse ata i kanë nda 50-50, ju e keni kap 100% shtetin. Së fundi Aleanca prej këtyre katër partive parlamentare shqiptare më së paku kemi qenë në pushtet, ne mundemi me u akuzu më së paku nga të gjitha partitë. S’ka më pafajësi, e kanë humbë.”, deklaroi ajo në “Prime Time”.

Si një shkak për mos emërimin e drejtorëve të korporatave publike, deputetja e AAK-së i ka parë ‘’përçarjet’’ brenda VV-së sa i përketë këtij problemi se kë ta emërojnë, shkruan Gazeta10.

Plot institucione i kemi me ushtrues detyrë duke mos e gjetur konsensusin brenda partisë, se kush ku duhet të vendoset, ne kemi plotë institucione me ushtrues detyre. Nuk është njëjtë të udhëhiqet secili institucion kur e ka një drejtor me kompetenca të plota, sikurse një ushtrues detyre, sepse s’mundesh të kërkosh llogari nga ushtruesi i detyrës sikurse nga drejtori, ai se ka të garantuar se pas kësaj faze do të jetë drejtor.”, tha ajo në Kanal10.

Së fundi ajo komentoi edhe deklaratën e Bislimit i cili e normalizoi ikjen e ekspertëve nga vendi, ku tha se kjo bie ndesh me të gjitha premtimet që kjo parti ia dha jo vetëm qytetarëve të Kosovës por edhe diasporës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.