Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Karim Benzema arrin marrëveshje me Al-Ittihadin

Gazeta10
05 June 2023 - 14:07

Sulmuesi francez Karim Benzema ka arritur marrëveshje me klubin arab Al-Ittihad.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili ka raportuar se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e 35-vjeçarit në kontinentin aziatik.

Benzema pritet të përfitoj rreth 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe të drejtat e imazhit dhe marrëveshjet komerciale të cilat janë të përfshira në atë shumë.

Fituesi i Topit të Artë thuhet se do të nënshkruaj një kontratë 2 vjeçare me mundësi  vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Benzema ishte pjesë e Real Madridit për 14 vite teksa u transferua tek madrilenët në vitin 2009 nga ekipi i Lyonit për shumën e 35 milionë eurove.

Përgjatë këtyre viteve Benzema arriti që të fitoj 25 trofe me “Los Blancos” në mesin e të cilave 5 herë Ligën e Kampionëve dhe 6 herë Ligën e Spanjës.

Benzema me fanellën e ‘mbretërve’ ka kontribuar me 354 gola e 165 asistime, shifra këto që e bënë atë golashënuesin e dytë më të mirë në histori të klubit si dhe asistuesin më të mirë.

Këtë të martë Benzemas do t’i ipet lamtumira e fundit pasi do të mbahet një ceremoni lamtumirëse në zyret e klubit madrilen dhe më pas ai do të udhëtojë për në Arabi aty ku do të filloj aventurën e re.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.