
Sulmuesi francez, Karim Benzema sipas të gjitha gjasave po kalon edicionin e tij të fundit me Real Madridin.
Benzema ka kontratë me “Los Blancos” deri në fund të këtij edicioni dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin madrilien, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Francezi ka marrë një ofertë nga klubi arab, Al-Ittihad me vlera prej 200 milionë eurosh në sezon dhe ai po e konsideron seriozisht ofertën për të kaluar në Lindjen e Mesme.
35-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009, ku u transferua nga Lyoni për shumën e 35 milionë eurove.
Këtë edicion me ekipin madrilien, Benzema ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 42 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Edicioni 2021/22 ishte më i miri në karrierën e sulmuesit francez, ku pas paraqitjeve mjaft të mira arriti të fitoi edhe Topin e Artë.
Si pasues të Benzema, Real Madridi raportohet që po e shikon sulmuesin anglez, Harry Kane.