Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kastrati drejtuar deputetit të VV-së: “Mos ulërij”

Gazeta10
25 May 2023 - 14:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i është drejtuar me fjalët “mos ulërij” dikujt prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

 Kjo ndodhi gjatë kohës kur Kastrati po e mbante fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, teksa dëgjohej një shkëmbim fjalësh me dikë nga pjesa ku janë të vendosur deputetët e partisë qeverisëse.

 Ai po fliste se si komuna e Skenderajt ka dalë më transparentja sipas indeksit të Institutit Demokratik të Kosovës. “Komunat tona në atë indeks janë në dhjetëshen e parë – 90 për qind. Kurse, ato dyja që ju i qeverisni janë poshtë dhjetëshes së parë”.

“Ky është demanti më i drejtpërdrejtë për këtë politikanin më intrigues dhe më përçarës që ka parë historia bashkëkohore dhe politike e Kosovës (bën me dorë kah ulësja ku kulet kryeministri), i cili krejt ata politikanë që kanë ardhur nga ajo pjesë e Drenicës, respektivisht nga Skenderaj, i ka përmbledh me nje fjalinë hajna, hajna, hajna”.

“Mos ulërij, ti”, thotë Kastrati teksa vijnë zëra nga pjesa ku janë të ulur deputetët e VV-së. “Sepse PDK-ja s’e ka bërë këtë indeks, po e ka ba Instituti Demokratik i Kosovës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.