Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kastrati u vendos emra pushtetarëve – Haxhiun e quan ‘’miss non grata’’ e Kurtin “kryehajn”

Gazeta10
26 April 2023 - 17:34

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka paraqitur një vizatim në Kuvendin e Kosovës, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Martin Berishaj, të cilin e prezantoi edhe dje në “Politiko” në Kanal10.

Për më tepër, ai e ka quajtur “kryehajn” kryeministrin Kurti, teksa qeverisjen e udhëhequr nga ai, e ka cilësuar si masakër dhe gjakderdhje financiare.

“…Kryehajni është këtu Kurti…Ju nuk jeni, ju jeni përfaqësues të popullit. Këta nuk iu lënë juve të hyni në tall. Janë 4-5 vetë që kanë menaxhuar me 300-400 milionë. Këta një ditë ikin, shkojnë në Norvegji a diku dhe ju lënë në baltën e paligjshmërisë”, deklaroi Kastrati, derisa po fliste për arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Sipas tij, sulmet e pushtetit ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, janë flagrante në stilin mafioz.

“Është sulm flagrant në stilin mafioz të kësaj miss non grata Albulena Haxhiu që i ka thënë prokurorit “dorëzohu””, shtoi ai.

Kastrati foli edhe për arrestimin e drejtorit të KEK-ut tashmë të pezulluar, Nagip Krasniqi, i cili sipas tij bashkë me Kurtin e Berishajn, përbëjnë një trinom të përbashkët, të përfshirë në afera korruptive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.