Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Katër gola në derbi, Borussia ndalet nga Schalke

Gazeta10
11 March 2023 - 21:04

Schalke e ka ndalur Borussia Dormundin me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 38-të kur Raphael Guerreiro asistoi te Nico Schlotterbeck i cili shënoi për 1-0.

Goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë kur Michael Frey asistoi te Marius Bulter që shënoi për 1-1.

Por në minutën e 60-të, Borussia ktheu sërish epërsinë, kur Raphael Guerreiro shënoi për 2-1.

Schalke nuk u dorëzua dhe mori barazimin në minutën e 79-të me golin e Kenan Karaman për 2-2.

Me këtë barazim Borussia Dormund mbetet në pozitën e dytë me 50 pikë, dy më pak se Bayern Munich. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.