Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë mbetur të lënduar, me ç’rast kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth ores 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor (sipas personelit mjekësor bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë ai.