Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Katër vjet burgim gjashtë personave në rastin “Subvencionet II”

Gazeta10
15 March 2023 - 11:06

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me katër vjet dhe 10 mijë euro gjobë gjashtë nga 15 të akuzuarit në rastin “Subvencionet II” për marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi, dhënie ryshfeti e mashtrim me subvencione në bujqësi, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Blerim Mulliqi, për veprën penale “Marrje ryshfeti”, është dënuar me një vit e gjysmë burgim. Po ashtu, i ai është obliguar ta kompensojë dëmin e shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 8 mijë e 400 euro. Në dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Ndaj të akuzuarit Mulliqi, u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në administratë publike dhe në funksionet e shërbimeve publike.

Ndërsa, i akuzuari Bekim Bruçi për veprën penale “Ushtrim ndikimi”, u dënua me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Në dënimin me burgim, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Sipas aktgjykimit, të njëjtit, dënimi me burgim, me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 3 mijë e 600 euro.

I akuzuari Dukagjin Deda për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Edhe të akuzuarit Deda, me pëlqimin e tij, dënimi me burgim mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro, shkruan Koha.net.

Ramdan Zeqiraj për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Të akuzuarit Zeqiraj, dënimi me burgim prej 6 muajsh, mund t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë euro. Ndërsa, për “Mashtrim me subvencione” u dënua me 5 mijë euro gjobë, i cili dënim duhet të paguhet në afat prej 15 ditëve jo më gjatë se 6 muaj pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë. Nëse i akuzuari Zeqiraj nuk dëshiron të paguajë dënimin me gjobë ose nuk mundet, i njëjti i zëvendësohet me burgim. I akuzuari Zeqiraj obligohet të bëjë kompensimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 12 mijë euro.

I akuzuari Sadri Berisha për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim. Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim, të njëjtit me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet në gjobë prej 4 mijë euro

I akuzuari Pashk Krasniqi, për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim. Të akuzuarit Krasniqi, dënimi me burg me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro.

Obligohet secili i akuzuar veç e veç t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën nga 100 euro dhe nga 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.